Concept Marketing Albania
loading...

Dhurimet e gjakut ulen ndjeshëm gjatë muajit dhjetor ndaj nevoja për donacione është urgjente.Në vetëm 10 minuta mund të japesh dhuratën më të bukur – jetën. Dicka që nuk kushton, por vjen vërtet nga zemra. Eja dhuro gjak në datën 28 Dhjetor pranë Destil Creative Hub, ora 09:00 – 16:00 Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. 


Vendos të dhënat për të marrë një e-mail rikujtues.


Pse kjo fushatë këtë fundvit?

Nga të dhënat e Kryqit të Kuq dhe bankës së gjakut, dhurimet ulen ndjeshëm gjatë muajit dhjetor dhe nevoja për gjak është emergjente. Ne besojmë që kemi zërin dhe burimet për ta promovuar këtë fushatë sa më gjerë në publik dhe për të ndërgjegjësuar sa më shumë njerëz. Duke dhuruar shpëtojmë jetë.

Pse duhet të bashkohem?

Si çdo vit, kryefjala e muajit dhjetorit janë dhuratat për njerëzit e zemrës. Po sikur këtë fundvit të bëhemi bashkë, për vetëm 10 minuta dhe ti japim dhuratën më të bukur atij që ka më shumë nevojë – jetën. Nje dhuratë që nuk kushton, por literalisht vjen nga zemra.

Cila është procedura e dhurimit?
  • Regjistrimi duke plotësuar një pytësor të shkurtër
  • Kontrolli i shpejtë nga mjeku – matje tensioni, temperaturë dhe niveli i hemoglobinës
  • Mjeku jep aprovimin – Gati për dhurimin e gjakut
  •  
Cfare duhet te dime para se te dhurojme?
  • Ndalohet konsumimi i alkoolit dhe duhanit
  • Të ushqeheni mirë dy orë para dhurimit
  • Të mos jeni në trajtim mjekesor ose i sëmure
  • Të mos keni bërë tatuazh apo piercing në 6 muajt e fundit
  •  
Çfarë duhet të dime pas dhurimit?
  • Qëndrohet 15-20 minuta shtrirë që trupi juaj të rikuperohet
  • Konsumoni ujë, lëng frutash, kafe etj
  • Pas kontrollit nga mjeku mund të largoheni 
  • Për 2-3 orë nuk duhet të hiqet ankerplasti nga krahu
  • Të shmanget ngritja e peshave të rënda, pasi mund të shkaktojë rrjedhje gjaku
  •  
Ku shkon dhurata ime?

Proçesi i marrjes së gjakut administrohet nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhe banka e gjakut. Gjaku i dhuruar shkon për fëmijët talasemikë në Shqipëri.

Ndaje me miqtë tuaj dhe ftojini për tu bërë pjesë e dhuratës më te bukur të këtij fundviti